Gordana Siljanovska është hipokrite dhe ofron patriotizëm të rrejshëm gjithashtu edhe Hristian Mickoski.

Madje edhe slogani i Silanovskës është i rrejshëm dhe hipokrit. Për çfarë drejtësie flet Siljanovska kur mbron kriminelë dhe dhunues të dënuar për dhunën e 37 prillit?

Thirret në drejtësi, ndërsa asnjëherë nuk është distancuar nga ajo që kryetari i nderit të partisë që qëndroi pas kandidaturës së saj është kriminel i dënuar dhe i arratisur nga drejtësia.

Siljanovska gënjen se është kandidat mbipartiak, gënjen se është për drejtësi dhe është e njëjtë si Hristian Mickoski.

Sjellja hipokrite para qytetarëve është e papranueshme. Për këtë qytetarët në zgjedhje do të zgjedhin president të sinqertë dhe të ndershëm i cili do të punojë në interes të drejtësisë.

Qytetarët do ta zgjedhin Stevo Pendarovskin, president i vërtetë që në mënyrë të denjë do ta prezantojë shtetin.

Qendra për Komunikime me Opinionin të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë