Sekretari Gjeneral nga Lëvizja BESA, Arjanit Hoxha në debatin “ANALIZA” të TV24 ka folur rreth përzgjedhjes së anëtarëve të Anti-korrupsionit në mënyrë selektive, duke aluduar se anëtarët janë pjesë e përzgjedhur nga partitë politike, konkretisht nga BDI, përcjell Gostivari24.

Hoxha ka folur edhe për deputetët e Levizjes BESA dhe ata që i morri LSDM në pushtet, duke ia potencuari nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zeqirit, i cili tha se deputetët e opozitës nuk u ftuan për formimin e anti-korrupsionit se nuk kishin numra.

Sekretari i BESËS gjithashtu ka thënë se edhe ligjet reformuese janë mbështetur nga Lëvizja BESA, por edhe rruga drejt integrimeve kërkon konsenzus. Ai potash ka shtuar se nuk mund ne nga opozita të bëhemi pjesë e pozitës dhe të vendosim, por LSDM duhet të ftoj opozitën rreth vendimarjeve për rrugën euroatlantike./gostivari24/