Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka folur për kandidatët për president ku mes tjerash ka veçuar prof. Blerim Rekën i cili ofron shtet për të gjithë, ndryshe nga LSDM e cila ofronte “jetë për të gjithë”. Hoxha i ka replikuar Muhamed Zekirit për kandidatin koncesual, prof. Blerim Reka ishte kandidati më i përshtatshëm koncesual ndërsa Stevo Pendarovski është kandidat i LSDM-së ka thënë Hoxha në “ANALIZA” TV24 transmeton gostivari24.info

Kandidati i vetëm shqiptar i mbështetur nga BESA dhe Aleanca veçon fushatën nga të tjerët duke ofrur shtet për të gjithë ndryshe nga LSDM-ja që ofron Jetë për të gjithë pa rezultate./gostivari24.info/