Aderimi i Malit të Zi në NATO dhe tentimet e hyrjes edhe të Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë do të rezultojnë me paraqitjen e objekteve ushtarake në territoret e tyre dhe me këtë rast ata do ta kenë patjetër që të blejnë armatim të prodhuar nga SHBA-të”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov për gazetën “Moskovski Kosmolec”, transmeton MEDIAL.MK

Sipas Lavrov, tash kur Mali i Zi është anëtare e NATO-së, kurse Maqedonia e Veriut ka nisur këtë proces, jam i sigurt se atje do të paraqiten objekte ushtarake. Ajo gjë nuk do tu sjellë lumturi të gjithëve. Infrastruktura ushtarake përsëri po lëvizë drejtë lindjes. Ata do ta kenë patjetër të harxhojnë para me qëllim të blerjes së armatimit që prodhohet në SHBA, kurse situata në Evropë nuk do të bëhet më stabile”, është shprehur Lavrov.