Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni përmes një reagimi ka apeluar që ti merret titulli Konsull i nderit i Republikës se Shqipërisë, zotëriut Imer Selmani, i cili në këto zgjedhje u pozicionua hapur në favor të një kandidati për president, duke dëmtuar imazhin e një diplomati të shtetit shqiptar.

“Dalja hapur në fushatën për kandidatin e LSDM Stevo Pendarovski është i papranueshëm nga ana e LDSHM dhe i prek interesat e shqiptareve në Maqedoni. Me shqetësim po e ndjekim fushatën dhe kërkojmë nga Institucionet e Republikës se Shqipërisë ta tërheqin e më pastaj t’i merret z. Imer Selmanin nga posti konsull nderi, pasi cenon interesat vitale e kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, thekson LDSHM.