Lëvizja BESA, ka reaguar në lidhje me politikat ekonomike të qeverisë dhe mugesën e investimeve të huaja, që sipas tyre vlerësimi është 0, transmeton ShkupiLajm.

Qeveria aktuale dita ditës po dështon në politikat e saj ekonomike të cilat nuk po japin rezultatet e pritura.
Kjo ditë më parë u konfirmua edhe nga investitorët gjerman në Maqedoninë Veriore. Duke e vlerësuar klimën e qeverisë në ekonomi dhe biznes me notën 0.

Për investitorët e huaj vazhdon të mbetet problematike mosbesimi i gjyqësorit, joefikasiteti i administratës, ngarkesat tatimore dhe politikat e paparashishkueshme ekonomike të qeverisë.
Lëvizja Besa pyet ministrin e ekonomisë dhe zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike se cili është kontributi i tyre për këtë notë “të lartë”? A thua çfarë note do të ju kishin dhënë qytetarët të cilët drejtpërdrejt i ndjejnë pasojat e këtyre politikave të gabuara?

Nëse ky vlerësim është 0 për ekonominë shtetërore dhe klimën jo të mirë ekonomike, kjo e bënë edhe më të rëndë gjendjen në zonat shqiptare, ku zonat ekonomike janë projektuar për të mbrojtur interesat e oligarkëve të pushtetit dhe jo zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Lëvizja BESA me shqetësim po e ndjek ikjen e vazhdueshme të të rinjëve jasht vendit dhe kërkon nga qeveria aktuale, që urgjentisht ti rishqyrtoj politikat e tyre ekonomike dhe ti zgjidh problemet kyçe të cilat e pengojnë zhvillimin ekonomik.

Gjithashtu, Lëvizja BESA shpreh gatishmërinë e saj që të ofroj zgjidhje dhe të kontribuoj me kuadrin e saj profesional në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend.
04.04.2019
Lëvizja BESA
Departamenti i Ekonomisë