Sonte tubimin e radhës, kreu i Besës Bilall Kasami, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kandidati i pavarur për President, Blerim Reka, e mbajtën në Saraj. Nga ky tubim madhështor, të dy liderët dhanë mesazhin për të votuar, Blerim Rekën, sepse është kandidatura më e duhur, transmeton TopalNews.

Kryetari Bilall Kasami tha se me profesor Blerim Rekën duhet të krenohen gjithë shqiptarët.

“Profesor Blerim Reka është i vetmi kandidat serioz për kryetar të shtetit dhe se është kandidati më i mirë për një Maqedoni Europiane. Ne nuk kemi ofruar kandidat vetem pse është shqiptar, por kemi ofruar një intelektual, akademik, diplomat dhe njeri që mund të kryejë funksionin e Presidentit më mirë se kandidatët e tjerë”, theksoi Kasami.