Departamenti i shtetit edhe zyrtarisht i dorëzoi deri te Senati i SHBA-së të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, shpalli sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në gala mbrëmjen në Uashington me rastin e shënimit të 70 vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike.

“Këtë vit përgatitemi ta pranojmë vendin e 30-të, Maqedoninë e Veriut, dhe me kënaqësi mund të them se javën e kaluar formalisht i dorëzuam dokumentet për ratifikim të Protokollit në Senatin tonë. Së bashku, anëtarët e Aleancës e përmirësojnë mbrojtjen e përbashkët. E përforcuam praninë tonë në rajonin e Detit të Zi dhe atë Baltik. E rritëm gatishmërinë e forcave tona dhe e përmirësojmë rezistencën tonë drejt kërcënimeve hibride dhe sajber nga koha moderne”, theksoi Pompeo para shefave të diplomacive të vendeve aleate në Aleancë të cilët janë mbledhur në Uashington për ta shënuar shtatë dekadëshin e NATO-s.

Për herë të parë, në mbledhjen dyditëshe të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s zyrtarisht është ftuar edhe Maqedonia e Veriut si anëtare e ardhshme e 30-të , e prezantuar përmes shefit të Diplomacisë Nikolla Dimitrov.