Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët “Trajektorja”, “Tenderë”, “Tarifa” dhe procedurë e ndarë për “Dhunën në Qendër” të PSP-së.

Në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili dënohet në mungesë, sepse është në arrati, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.

Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre.

Në rastin “Tenderët” e akuzuara e parë është ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska- Milevska. Kjo e fundit përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar të vazhdohet me punën e Muzeut, ku janë zbatuar punë ndërtimore sipas marrëveshjes së dakorduar paraprakisht për furnizim publik.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë të furnizimit kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.

Në rastin e PSP-së “Dhunë në Komunën Qendër” janë akuzuar disa persona, midis të cilëve është ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, si dhe këshilltarja e mëparshme e VMRO-DPMNE Daniella Rangellova dhe tetë persona të tjerë.

Në seancën e mëparshme, fajin për ndodhitë në Komunën Qendër në qershor 2013 e ka pranuar i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazaraov dhe i akuzuari i psetë Jordan Ristevski.