Manchester United ka vendosur që të rrezikojë në rastin e portierit David De Gea.

Ata më shumë kanë vullnet që ta humbasin atë pas skadimit të kontratës sesa ta sheshin kësaj vere, shkruan Sun, transmeton Klan Kosova.

Portieri spanjoll ende nuk ka marrë vendim për vazhdimin e kontratës e cila i skadon më 2020.

Djajtë e Kuq do të vazhdojnë bisedimet dhe mbesin me vetëbesim se një marrëveshje mund të arrihet.

Por nëse diçka dështon, gardiani i portës do të largohet pa fituar prej tij asnjë qindarkë.