Veprimtari i njohur nga Kërçova, që jeton dhe vepron në Amerikë, Ilaz Kadriu në një postim në Facebook në lidhje me inkuadrimin e profesoreshës universitare Prof.Dr. Lulzime Kadriu në rradhët e Lëvizjes BESA ka komentuar:

“Inkuadrimi i inteligjencës shqiptare në subjektet e shëndosha politike është imperativ i kohës. Besa me veprimet e fundit politike gjatë ndryshimeve kushtetuese tregoi dituri, këmbëngulje dhe trimëri të rrallë në kërkim të asaj çka u mungon shqiptarëve në Maqedoninë tani të Veriut.
Urime dhe punë të mbarë dhe të pastër.”

Përndryshe, ditëve në vazhdim, Lëvizjes BESA pritet t’i bashkangjiten edhe shumë personalitete nga jeta akademike.