Zoran Zaev dhe Pendarovski që është 102.5% i njëjtë me të i gënjejnë qytetarët. Ata e ndryshuan emrin e vendit, i cili, sipas Zaev, ishte pengesa e vetme për integrimin në BE dhe ekziston një rrezik serioz për shkak të korrupsionit të tyre të mos fillojnë negociatat e anëtarësimit në qershor.

Vetë Zoran Zaev, në një intervistë dje, pranoi se atij i është thënë vitin e kaluar se në qershor të këtij viti Republika e Maqedonisë ndoshta do t’i fillojë bisedimet.

Zaev filloi ta përgatiste opinionin për dështimin e tij në fushën e reformave dhe të ekonomisë, dhe duke filluar nga fraza në qershor, fillojmë negociatat,ndërsa pak minuta më vonë tha se “nuk është e rëndësishme nëse në shtator apo janar me rëndësi të fillojmë”.

Pas deklaratave të tilla nga Zaev, është më se e sigurt se Republika e Maqedonisë nuk do t’i fillojë negociatat e pranimit në BE në qershor, pavarësisht nga të gjitha gënjeshtrat që vetë emri është një pengesë.

Mungesa e kapacitetit që të zbatohen reformat e nevojshme, politika e keqe ekonomike e këtij pushteti, partizimi i gjyqësisë dhe administratës, si edhe përndjekja politike janë shkaku kryesor se pse shteti është duke u ballafaquar me mossukseses.

LSDM dhe Zoran Zaev janë fajtorë të drejtpërdrejtë për mossuksesin e shtetit. .

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së