Kur bëhet fjalë për vendin tonë, jam i gatshëm të ulem dhe të bisedoj me secilin, të shtrij dorën për bashkëpunim. Edhe për opozitën. Nuk kam paragjykime. Jam i gatshëm madje të bëj edhe selfi me Mickoskin. Vetëm le të shtrijë dorën për bashkëpunim. Por, ai nuk ka kapacitet, tha kryeministri Zoran Zaev në konventën e sotme të kandidatit presidencial, Stevo Pendarovski në Shkup.

“Nëse heq dorë nga paraardhësi i tij, Gruevski, do të bëj edhe selfi me të, dhe do t’ia jap dorën për bashkëpunim”, shtoi Zaev, duke theksuar se vendi tashmë ka humbur 30 vjet.

Vendi, sipas kryeministrit, u nis përpara dhe nuk ka kthim pas, duhet dhe do të ecim përpara. Rruga është e dhimbshme, tha, por alternativë tjetër nuk ka.

“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme. Vendi ynë po ec në drejtimin e duhur, i përkrahur nga shumica e qytetarëve në vend, dhe në tërë botën, nga miqtë tanë. Nuk ka drejtim tjerët. Po flas hapur për të gjitha avantazhet dhe dobësitë, se nuk ka alternativë për konceptin: Vendi ynë vend anëtare e NATO-s, me kapituj të hapur në BE, me reforma serioze dhe kapacitete të avancuara ekonomike. Kjo është e ardhmja e vendit tonë. Nuk ka koncept tjetër dhe prandaj oponentët tanë politikë nuk ofrojnë asgjë. Ata janë kashtë e djegur, nuk ofrojnë asgjë për të ardhmen e popullit të vet”, theksoi Zaev.

Theksoi se është logjike që të kemi edhe të majtë edhe të djathtë, ideologji të ndryshme, të kemi një garë konkurrente, por midis nesh, siç shtoi, dallimet janë me shekuj.

“Ne po ecim në shekullin e 21-të, ndërsa oponentët tanë kanë mbetur në shekullin e 19-të”, përmendi Zaev në konventë.