“Shpërblimet në para për mjekët dhe ekipet mjekësore të cilët i kanë mjekuar të lënduarit nga aksidenti i autobusit në Llaskarcë, por edhe lirim nga participimi për marrjen e shërbimeve shëndetësore për udhëtarët e mbijetuar do të ketë pas zgjedhjeve”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Ai tha se pas konsultimeve me Sekretariatin për Legjislacion u është thënë se përpara dhe gjatë kohës së zgjedhjeve nuk mundet që të ridestinohen paratë e planifikuara nga Buxheti, por se atë mund ta bëjnë pas zgjedhjeve.

“Kemi pasur konsultime Sekretariatin për Legjislativ dhe, sinqerisht, asgjë nuk mundëm të bëjnë në këtë periudhë përpara zgjedhjeve. Atë do ta bëjmë pasi të mbarojnë zgjedhjet. Kemi caktuar prej cilave zëra buxhetor do të ridestinohen mjetet nga Ministria e Shëndetësisë. Njëkohësisht, po punojmë për gjetjen e mjeteve që të mbulohet shuma për participimin e udhëtarëve të lënduar të cilët janë mjekuar në spitale, menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve”, tha Filipçe.