Samiti i Dytë Digjital i ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në të cilin marrin pjesë mbi 3.000 pjesëmarrës, 2.000 kompani dhe 200 folës nga e gjithë bota, vazhdon sot në Beograd me një numër të madh panelesh dhe prezantimesh për proceset në transformimin digjital në rajon.

Pjesëmarrësit sot do të bisedojnë për sigurinë kibernetike, sigurinë e fëmijëve në internet, mbrojtjen e të dhënave, si edhe për atë se cili është roli i shtetit në sektorin privar në këto procese globale, njofton Tanjug.

Samiti Digjital është një prej simboleve të bashkëpunimit rajonal, ndërsa është i inicuar nga Procesi i Berlinit. Samiti mbahet në kuadër të Javës digjitale në Serbia, e cila zgjat nga 1 deri më 7 prill.

Samiti i parë digjital u mbajt në Shkup, në prill të vitit të kaluar.