Qindra emigrant të bllokuar në Greqi kanë filluar të arrijnë në afërsi të kampit të emigrantëve dhjetëra kilometra nga Selaniku. Ata kanë vendosur shatorë. Ka pasur edhe ndeshje me policinë.

Në ndeshjet me policinë ka pasur rreth dyqind emigrant të cilët janë përpjekur ta thyejnë kordonin, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Ata kanë hedhur gurë ndaj policisë, e cila më pas ka intervenuar dhe gaz lotsjellës.

Nuk ka raporte për persona të lënduar dhe arrestuar. Emigrantët nga të cilët më shumë tashmë kanë kërkuar azil në Greqi, thonë se kanë planifikuar të arrijnë deri në kufirin me gardh me Maqedoninë e Veriut dhe janë përpjekur ta prishin.

Deri në këtë me siguri është ardhur pas thirrjeve anonime në mediat sociale për udhëtim të organizuar të emigrantëve nëpër vende e Ballkanit deri në pjesën perëndimore të Evropës.

Mohamed Amer, emigrant 33-vjeçar nga Siria thotë:

“E kam parë faqen në media sociale, fejsbuk, para tre muajsh u fol për diçka të shkohet vet pas asnjë ndihmë të autoriteteve në kufij. Maqedoni, nuk e di saktë ku, Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, cila do qoftë rrugë të kompletohet që të arrihet deri në Evropën Perëndimore”.

Darja Vus, emigrant 35-vjeçar nga Iraku shton:

“Nuk do të presim më. Askush. Të gjithë njerëzit vijnë këtu dorë më dorë, zemër me zemër të shkojmë nëpër kufij dhe t’i hapim”.

Sajxhad Hamid, emigrant 27-vjeçar nga Iraku, thotë, nuk ka alternativë për t’u larguar nga Greqia.

“Kam katër fëmijë, nuk shkojnë në shkollë, nuk ka spital, nuk ka mjekë, nuk kemi asgjë. Unë jam këtu në Greqi, një vjet e dy muaj, nuk kam asgjë. Nuk flas greqisht”.

Në fillim të vitit 2016 kjo rrugë është mbyllur, pasi më shumë se një milion njerëz kanë kaluar nëpër Greqi dhe Ballkan deri në Gjermani dhe vende të tjera.

Prej atëherë, më shumë se 70.000 kërkues azil janë bllokuar në Greqi, pasi Evropa dhe Turqia janë marrë vesh ta ndërprejnë valën e emigrantëve.

Por, këto ditë, të nxitur nga rrjetet sociale, grupe të mëdha shkojnë edhe në Erdene, në kufirin greko-turk.

Policia turke deri tani ka arrestuar rreth 200 emigrantë të cilët janë përpjekur ta kalojnë në mënyrë ilegale gardhin kufitar.