Vendimit i fundit i Bashkimit Demokratik për Integrim për të votuar kandidatin maqedonas për president, Stevo Pendarovski, ka ngjallur reagime të shumta brenda në këtë subjekt, gjë që ka bërë anëtarësinë e kësaj partie të paraqesin hapur revoltën e tyre dhe të tërhiqen nga aktivitetet politike dhe të aderojnë në subjektet tjera, gjegjësisht opozitare.

Burime anonime brenda Lëvizjes BESA bëjnë të ditur se ka shumë prurje të reja nga BDI në këtë subjekt, të cilat do të bëhen publike ditët në vazhdim.