Sonte tubimin e radhës, kreu i Besës Bilall Kasami, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kandidati i pavarur për President, Blerim Reka, e mbajtën në Dibër. Nga ky tubim madhështor, të dy liderët dhanë mesazhin për të votuar, Blerim Rekën, sepse është kandidatura më e duhur, transmeton TopalNews.

Kasami theksoi se kandidatura e profesor Rekës është më serioze dhe se ja vlen që të votohet për president të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.

“Blerim Reka dallon nga dy kundërkandidatët e tjerë dhe jemi krenar që përkrahim atë për president. Besoj fuqishëm se profesor Reka do ta fitoj këtë garë sepse pas tij qëndrojnë shqiptarët”, u shprehë Kasami