Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shumë vranësia në pjesët perëndimore ku do të ketë kushte për reshje shiu në orët e pasdites. . Do të fryjë erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Edhe të shtunën do të fryjë erë mesatare të kohëpaskohshme dhe moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme, kryesisht në pjesët perëndimore. Nga e diela nga fundi i ditës deri të martën vijon periudhë me reshje më intensive të shiut dhe me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla.