Manchester United nuk do që ta lë të largohet mesfushori Paul Pogba.

Megjithë kërkesën e madhe të tij për rritje të rrogës, Djajtë e Kuq, kanë shprehur gatishmëri që t’i hapin negociatat me të për vazhdimin e kontratës së re, shkruan Sun, transmeton Klan Kosova.

Është thënë se Real Madrid ka planifikuar një ofertë për francezin i cili ka flirtuar më gjigantët nga Spanja.

United është gati që të ulen dhe të bisedojnë për marrëveshjen e re megjithë kërkesën e Pogbas për rrogë javore prej 500 mijë funtave.

Kërkesa e tij ka qenë që të përfitojë aq sa ylli tjetër i klubit Alexis Sanchez.