Tubim e radhës kandidati i pavarur për President të Maqedonisë, Blerim Reka, bashkë me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ishin në qytetin e Strugës.

Kreu i Lëvizjes BESA, në fjalim e tij potencoi se: Shqiptarët me 21 prill, nuk do të kenë dilema, pasiqë do ta votojnë prof Blerim Rekën, pavarësisht se edhe partitë shqiptare në pushtet, përkrahin kandidat maqedonas, shpresoj se të njejtën gjë, të mos e bëjnë edhe simpatizuesit e tyre, pasiqë e kanë kandidatin shqiptarë, e kanë prof Blerim Rekën, i cili do i përfaqësoj të gjithë etnitetet, në mënyrë të barabart, u shpreh Kasami./ShkupiLajm/