Kandidati presidencial Stevo Pendarovski ishte dje mes qytetarëve të Berovës. Para njerëzve të Berovës, ai theksoi politikat e qeverisë aktuale për të hapur portat e Evropës në vend të tunelit në të cilin, siç tha ai, vendi ishte më parë, njofton Nova Tv, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria duhej të merrte vendime të vështira dhe kompromise për të hapur portat për në Evropë. Ne ishim në tunel dhe u kthyem 30 vjet prapa. Erdhi një gjeneratë e politikanëve që vendosën të mos vendosnin problemet nën qilim dhe, me koston e popullaritetit, qëndruan dhe sollën vendime vendimtare për të dalë nga izolimi ballkanik. Ne kthyem një fletë të re të pajtimit, thamë mjaft ndarje dhe vendosëm se nuk do të ecnim përpara nëse nuk do ishte bërë një konsensus për hapjen e dyerve në Evropë”, tha Pendarovski.

Ai përmendi problemin e madh të emigracionit, i cili do të tejkalohet pasi vendi të bashkohet me Bashkimin Evropian. Si shembull i zgjidhjes së problemit të migrimeve, Pendarovski përmendi Bullgarinë, e cila, pas hyrjes në BE, ka një përqindje prej 5.6 të papunësisë.

“Unë besoj se në një kohë të shkurtër dhe vendi jonë, siç ndodhi me Bullgarinë do të zvogëlojë shkallën e papunësisë. Kjo do të ndodhë duke plotësuar çështjet e pranimit në NATO dhe BE. NATO garanton siguri në kufij dhe më gjerë jo vetëm në vendin tonë. Sapo të kemi garanci këtu, ne hapim fondet e BE-së. Nëse ne fillojmë negociatat në qershor, do të kemi fonde të mëdha në fushën e bujqësisë. 120 milionë euro vetëm në vitin paraprak për një subvencion. Nëse bëhemi shtet negociues, ne do të rritemi. Unë mendoj se një alternativë më të mirë se kjo, si nga ana sigurisë dhe ekonomisë”, ka shtuar Pendarovski.

Nga ana tjetër, sipas asaj që kundërshtarët thonë, tha Pendarovski, ne kemi një recetë për konflikt, sepse thonë se gjithçka që kemi bërë do ta kthejnë mbrapsht.

Para njerëzve të Berovës, pronarja e “Aurora Spa”, Roza Siraçovska, e cilahapjen e pikës së kalimit kufitar Klepalo e vlerësoi si suksesin më të madh të politikave të qeverisë aktuale.

“Pas kaq shumë kohe, është krijuar një klimë politike dhe politikanë që do na çojnë drejt një jete më të mirë. Fakti që ne jemi tashmë në pragun e NATO-s dhe do të fillojmë negociatat për BE është një shenjë se ne po shkojmë në drejtimin e duhur. Përpjekja për të hapur pikëkalimin kufitar Klepalo është për zhvillimin më të madh të turizmit në Berovë si tërësi. Kjo është arsyeja pse unë do të zgjedh Stevo si presidentin tim”, tha Siraçovska.

Pas takimit me qytetarët e Berovës, në kuadër të tubimit qendror Pendarovski do t’u drejtohet qytetarëve të Dellçevës.