Proaktivitet më të madh në kryerjen e funksionit nëse zgjidhet presidente e shtetit, paralajmëron kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila e ka mbështetjen nga VMRO-PMNE-ja opozitare në intervistën për MIA-n. Nëse zgjidhet presidente gjatë përdorimit të vetos për ndonjë ligj të caktuar, ajo procedurën e saj do ta elaborojë para deputetëve, me qëllim, siç thotë, të përforcohet demokracia, por thekson se nuk do ta evitojë nënshkrimin e ligjeve për shkak të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për të, Marrëveshja e Prespës është asimetrike, vendimi është i paqëndrueshëm, por përmendi se emri i ri është jo vetëm fakt real, por edhe juridik dhe se nëse ajo vjen në funksion nuk do të thotë se menjëherë do të niset në aksion që ta heq. Nuk dyshon se opozita greke një ditë do ta pranojë Marrëveshjen e Prespës, që opozita e Maqedonisë të japë përgjigje.

Për programin e saj, çka do të bënte ajo për institucionin president, nëse zgjidhet, ku do t’i përmirësonte gjërat, çka do të japë apo çka do të marrë, për gatishmërinë e saj të kohabitojë me pushtetin aktual, për perspektivat e vendit për integrim në NATO dhe BE, por edhe për gratë në politikë biseduam me Siljanovska-Davkova.

Paralajmëron se do të kohabitojë me pushtetin, thotë ajo si të ndërtojë kompromis, por shtoi edhe se do të mbizotërojë dhe në qëndrimet e saj për çështje të caktuara. Beson se Maqedonia do të hyjë në NATO pas Marrëveshjes së Prespës, por konsideron se ai më shumë është fryt i politikës gjeostrategjike, sesa zgjidhje e vërtetë e kontestit mes dy vendeve. Hyrja në BE, sipas Siljanovska-Davkova, është pak më e vështirë për shkak të reformave që janë të nevojshme në atë rrugë, ndërsa konsideron se reforma deri më tani nuk bërë, përveç që periudhën e kaluar është zgjidhur emri.

Nuk dha vërejtje të drejtpërdrejta për punë të presidentit të deritanishëm Gjorge Ivanov, thotë se nuk dëshiron të kritikojë kolegë, por paralajmëroi se shumë gjëra do t’i bëjë ndryshe, nëse zgjidhet shefe e shtetit. Më shpesh do të mbajë fjalim në Kuvend, do t’i sensibilizojë deputetët për çështje të rëndësishme, do ta respektojë parimin e meritokracisë gjithkund ku presidenti ka kompetenca të emërojë, ndërsa do të jetë edhe në aktive në diplomaci, sidomos në përzgjedhjen e atyre që do të na prezantojnë para bashkësisë ndërkombëtare.

Mbetet në konceptin për përzgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit, por angazhohet për pezullim të censusit, për të cilin thotë se është i panevojshëm duke pasur parasysh ceremoninë roli i shefit të shtetit, por megjithatë, pret që në këto zgjedhje censusi do të plotësohet.

Insiston për më shumë femra në politikë, ndërsa pse ajo e jo Reka dhe Pendarovski për president, thotë se ajo është mjedisi i artë në shoqëri dhe zgjedhja e saj do të ishte sfidë, sepse gratë u qasen ndryshe gjërave dhe gratë nuk gënjejnë.

A do të mund të na tregoni diçka më shumë për programin Tuaj, me çfarë ideje hyni në garën presidenciale, cila është ideja Juaj për përmirësimin e institucionit president, si e shikoni këtë institucion në të ardhmen?

Demokracia parlamentare në botë sot është në krizë të thellë, veçanërisht në Ballkan. Unë ligjëroj sistem politik, të drejtën kushtetuese, i njoh situatat krahasuese, i di dhe i kam ndjerë situatat e brendshme maqedonase, më shumë se 30 vite në fakultet, prej viteve të 90-ta e këndej. Edhe në Maqedoninë e mëvetësishme dhe të pavarur i kam vërejtur problemet, dobësitë dhe tani ka ardhur koha kur këtë mund ta propozoj, ta parashtroj. Nuk e di nëse kjo do të realizohet, por do të tentoj. Si profesoreshë e së drejtës kushtetuese është e logjikshme të besoj se Presidenti duhet të jetë njeri i popullit, me popullin. Shpeshherë dëgjoj se ndoshta problemet në Parlament dhe paratë e shpenzuara do të uleshin nëse zgjidhet nga Parlamenti, por konsideroj se ky është njëri prej propozimeve më të gabueshme. Në kushte të baraspeshës së prishur të pushtetit në favor të pushtetit ekzekutiv, gjithë pushteti, duke përfshirë edhe atë presidencial, do të haset në duart e një, dy, e disa vetëve, edhe ajo ligjdhënëse edhe ekzekutive edhe gjyqësore. E dimë se si rregullohen gjërat në Parlament – me kompromise, me pazare, me shantazhe, me privilegje dhe atëherë dy liderë të partive më të mëdha politike, një maqedonase dhe një shqiptare, do të merren vesh rreth kandidatit, sot i yni, nesër i juaji, dhe ne do të kemi një njeri sipas masës së dy konsujve, e jo sipas masës së deputetëve, të cilët në Maqedoni janë makineri votuese, ushtrojnë vazhdimisht shpejtësinë e gishtërinjve në votim, nuk e di prej kur nuk kemi dëgjuar debat, mendoj se kjo është zgjidhje e keqe.

Qëndroni në konceptin e zgjedhjes së drejtpërdrejt, a do të kishit ndryshuar diçka tjetër?

Po, shumë gjëra. Në fakt edhe Komisioni i Venecias i rekomandon Maqedonisë në së paku tre raporte që ta largojë censusin në raundin e dytë që të mos përballemi me bllokim eventual të procesit, meqë kështu funksionojnë përvojat krahasuese dhe ky është një model, të cilin nëse e shikojmë përmes prizmës së funksioneve ceremoniale të presidentit është shumë i logjikshëm.

A pritni përmbushje të censusit të parashikuar?

Po, unë pres census. Mendoj se është me rëndësi pjesëmarrja në këto zgjedhje, që të delegjitimohet pushteti. Ai është i delegjitimuar që pas referendumit të dështuar, meqë gjithçka që vijoi pas referendumit nuk ka të bëjë me burimin e sovranitetit, qytetarët, por kjo do të thoshte konfirmim të kësaj dhe do të rezultonte me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Thoni çfarë do të bëja, shumë gjëra do të bëja. Shkurtimisht, së pari presidenti ka autorizime në politikën e jashtme, kjo është kompetencë e ndarë me MPJ-në. Konsideroj se kohabitacioni nuk është sëmundje, por është mundësi e shëndoshë, dëshirë e shëndoshë për konsensus të marrëdhënieve shtetërore për çështje me interes nacional, por në këtë fushë kam pasur dhe kam vërejtje të mëdha për diplomatët, për ata që janë imazhi ynë n pasqyrën evropiane dhe ndërkombëtare. Mendoj se diplomatët duhet të jenë veçanërisht të kualifikuar, veçanërisht përgjegjës, për shkak se pasqyrën për Maqedoninë, të parën dhe më të rëndësishmen e japin ata. Të përkujtoj se cilët janë gjithë ata njerëz në diplomaci, jo vetëm që nuk e paraqitnin Maqedoninë ashtu siç është, por e paraqitnin në dritë edhe më të keqe. Është e logjikshme të mund të tërhiqet dikush që nuk e prezanton vendin ashtu siç duhet.

A do ta kishit forcuar këtu rolin e presidentit?

Nuk do të doja të forcohet roli i presidentit, por presidentët deri tani nuk ishin aktiv në dialogun për profilin profesional të diplomatëve. Me siguri do ta kisha theksuar, për shkak se unë vazhdimisht potencoj se jam për meritokraci, më të mirët të vendosen në vendin e vërtetë. Unë do të insistoj në këtë fushë. E shfrytëzojmë vetëm diplomacinë tradicionale, por jo edhe instrumentet e diplomacisë publike, kulturore, ekonomike, shkencore, sportive. Ata janë shumë më efikas. Atë që mund ta bëjë një Simon Tërpçevski ose një Millço Mançevski, nuk mund ta bëjnë shumë diplomatë. Mendoj se këtë e lëshuam në marrëdhëniet me fqinjët tanë, këtë komunikim në një nivel tjetër, e kur flas për nivelin ekonomik është veçanërisht me rëndësi. Mendoj se kemi një rrjetë tepër të madhe të ambasadave, konsullatave. Duhet të rishqyrtojmë këtë dhe është me rëndësi të përqendrohemi pikërisht në ato destinacione me të cilat do të mund të kishim relacione të jashtëzakonshme ekonomike.

Profesoreshë, do të duhet këtu të ndërlidhem me kohabitacionin. A do të kohabitoni me pushtetin aktual. Si do t’i zgjidhni mosmarrëveshjet rreth politikave të caktuara?

Me dialog. Kohabitacioni nuk varet nga karakteri ynë. Kohabitacioni është një instrument normal i rregullt. Në këtë rast, unë kam një përparësi tjetër, unë nuk jam anëtare e partisë politike, jam jopartiake. Po, jam e mbështetur nga partia më e madhe opozitare, mirëpo mendoj se kjo nuk do të thotë fare kohabitacion i mirëfilltë, meqë ai është kur presidenti dhe shumica parlamentare janë të partive të ndryshme politike. Unë e di se si ndërtohet kompromisi, me argumente. Do të qëndroj, kuptohet, në qëndrimet e mia. Mendoj se këtu do të kemi sukses.

Këtu është e pashmangshme çështja e emrit. Keni, të them, qëndrim të fortë për emrin. Ka ndryshuar, u bëmë Republika e Maqedonisë së Veriut, dyert e NATO-s dhe BE-së u hapën. Por, në fjalimet Tuaja nga mitingjet porositni jo menjëherë, por me ndryshim kushtetues do ta mbroni emrin me klauzolë për mosndryshim. Si planifikoni ta bëni këtë?

Po, dyert janë hapur, por do të shohim se sa janë hapur. Për NATO-n mendoj se dera është me të vërtetë e hapur, por të jem e sinqertë arsyeja ishte më shumë strategjike, e nuk ishte zgjidhja e mirëfilltë e problemit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, meqë opinioni, dy popujt nuk ishin përfshirë e as të informuar në mënyrë përkatëse për këtë proces. Një gjë është deklarata për transparencë, por së shpejti do të shohim se për të hyrë ju brenda… tjetër është të qëndroni para derës së hapur.

Konsideroni se do të hyjmë në NATO?

Në NATO mendoj se do të hyjmë, ndërsa për BE-në nuk besoj, e as që besoj se në qershor do të marrim ftesë. Në BE hyhet me përmbushjen e Kritereve të Kopehagës, ndërsa ato do të thonë sundim të së drejtës, ekonomi liberale konkurruese prosperuese, gjyqësor të pavarur, luftë të ashpër me krimin dhe korrupsionin, depolitizim dhe departizim të administratës, media të lira dhe të pavarura.

Sipas kësaj që e thoni, konsideroni se në këtë moment jemi duke ecur në këtë drejtim?

TË gjitha hapat në këto dy vite e më shumë ishin të lidhura për zgjidhjen e problemit për emrin dhe këtu vendoset një çështje logjike, vallë 26 ministra vetëm me atë merren. Slogani i fushatës sime është drejtësia dhe do të theksoj pse – nuk mjafton që të besoni në iluzionizëm juridik se do t’i miratoni ligjet dhe e keni zgjidhur problemin. Njëherësh, kur flitet për zgjidhje, të cilat do të mundësojnë funksionim të tërësishëm demokratik, por në praktikë shkelen edhe pavarësia e gjyqësorit edhe sundimi i së drejtës. Kështu nuk shkohet në BE.

Ligji për prokurorinë publike ku vendoset edhe PSP-ja është çështje e pashmangshme në këtë kontekst. Bisedimet janë në rrjedhë, disi vështirë shkon marrëveshja e pushtetit dhe opozitës. Qëndrimi juaj nëse PSP-ja duhet të funksionojë si institucion i pavarur dhe të lihet që ta kryej punën që e ka filluar ose duhet në njëfarë mënyre të bllokohet puna e kësaj prokurorie?

Kolegët e mi francez thonë se gjithçka që është speciale duhet të jetë e karakterit të përkohshëm, meqë institucionet speciale flasin për ambient special. Patëm ambient të tillë, por unë jam juriste, Kushtetuta thotë se Prokuroria publike është organizata e vetme, PSP-ja u krijua për arsye politike, ky është fakt dhe tani duhet disi të lokalizohet në kuadër të sistemit të prokurorisë publike. Po, Prokuroria Publike mund të ketë kompetencë specifike, ndonëse ne kemi departament për krim të organizuar në kuadër të PP-së, por duhet doemos të jetë pjesë e sistemit. Unë madje kam problem për ligjin e posaçëm, por ai është miratuar, kuptohet se janë ndërmarrë disa veprime, duhet të përfundojnë. Te unë krijon frikë nga paralelizmi të mos kemi dy prokurorë, një të shtetit dhe një special, por me status, kompetenca dhe mbështetje financiare, e cila është më e madhe se e asaj të parës. Kam frikës të mos vjen deri te mosmarrëveshja brenda, meqë kur bëhet fjalë për të parën më e rëndësishme është që në këtë piramidë të dihet procedura, të dihen kompetencat, të dihet se kush kujt i përgjigjet, meqë nëse keni kompetencë të ndarë, por nuk ka përgjegjësi, mund të cenohet e drejta. Shpresoj se do të mbajnë përgjegjësi.

Të martën për vizitë në vend për herë të parë ishte kryeministri grek. Edhe Zaevi edhe Ciprasi porositën se opozitat në dy vendet që tani kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës me kalimin e kohës do ta pranojnë atë. Askush nuk dëshiron të shkatërrojë diçka që shpie përpara, nga ana jonë askush nuk do ta sjellë në pikëpyetje anëtarësimin në NATO e as që, nga ana tjetër, do të refuzojë të bisedojë lidhur me kapitujt e BE-së. Komenti juaj lidhur me këtë deklaratë, vallë mendoni se nëse opozitat do të vinin në pushtet, Marrëveshja më nuk do të vlejë?

Nuk e di nëse vlerësimi se çfarë është mirë e çfarë është keq varet vetëm nga kryeministri. Në Greqi nuk dyshoj një ditë edhe opozita do ta pranojë këtë zgjidhje, meqë Marrëveshja, kush të dojë le të thotë dhe si të dojë le të sqarojë, është asimetrike, njëra palë ka të drejta, pala tjetër ka obligime. Megjithatë, shumë herë them, edhe kur nuk ka pasur shtet, ka pasur komb maqedonas, në shekullin 19, atëherë është formuar edhe kombi grek, jo në shekullin e pestë. Askush nuk do ta bindë popullin maqedonas e as mua se mund ta transponojë në të kaluarën historinë dymujore me Republikën e Maqedonisë së Veriut në mënyrë të padhembshme, të suksesshme, pa trauma, me dinjitet. Meqë, shikoni, një ton libra janë shkruar për shtetin maqedonas, për kombin maqedonas. Tani ju kur e lexoni Preambulën lexoni ilindenasit, partizanët, po madje edhe ne në referendumin e vitit 1991 kemi votuar për Maqedoninë e Veriut, kjo nuk është e vërtetë, kjo është ajo që ju gazetarët e quani fejk njuz.

Ne mendojmë se bashkësia ndërkombëtare do të përqendrojë përsëri vëmendjen tek ne, në mënyrë që të arrijmë diçka ndryshe siç mendoni Ju. Komuniteti ndërkombëtar ka problemet e veta, kemi arritur një kompromis, era ka fryrë në favorin tonë për të ecur përpara, por nëse do të merreshin përsëri me ne, a do ta humbim rastin me këtë qasje?

Ne as nuk duhet ta lavdërojmë e as ta satanizojmë bashkësisë ndërkombëtare. Ajo është praktike, pragmatike, dëshiron të zgjidhë një problem tjetër të zgjidhur, ajo ka probleme të brendshme. Procesi i ridizajnimit të BE pas Bregzitit është duke u zhvilluar. Ju shikoni, nëse Mali i Zi dhe Serbia kanë një derë të hapur, por do të qëndrojnë pak në pragun e derës së hapur, mund të imagjinoni se si do të jetë me Maqedoninë. Era mund të fryjë, por nëse ka diçka për të ecur përpara, nëse ne kemi punuar në reforma, ky pushtet erdhi si pushtet reformator.

Thoni se pushteti i kaluar ka punuar në reforma?

Jo, pushteti i kaluar u largua sepse duhej të largohej, por kemi pritur ndryshime të vërteta, mësime të mësuara. Ky pushtet aspak nuk është më i mirë se ai paraprak, ndërsa tani koha është e shkurtër dhe tani unë them se frika tek çdo pushtet i korruptuar dhe absolut. Pushteti i kaluar për një periudhë të gjatë ka qenë në pushtet, me këto zgjedhje të parakohshme, por për një kohë kaq të shkurtë të tregojmë kaq shumë paaftësi për reforma është me të vërtetë problematike. Të vazhdonin reformat dhe raportin e BE-së drejt Maqedonisë, por edhe raportin e Greqisë kundrejt Maqedonisë do të ishte më ndryshe, sepse nëse nuk keni bërë asgjë përveç emrit ju do të mundoheni që këtë ta tregoni si një sukses të madh. Kur them se kjo është një zgjidhje e paqëndrueshme, aspak nuk mendoj se nëse unë bëhem president menjëherë do të filloj me punën që ta heqë emrin ose nuk do të nënshkruaj.

A do të nënshkruani dekrete për ligjet, nëse jeni presidente?

Shikoni, emri është fakt juridik, jo vetëm real, emrin e ri do ta nënshkruaj edhe unë. Nuk është problemi që unë do ta nënshkruaj, problemi është se kjo është miratuar përmes shkeljes së të drejtës vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa gjë tjetër është se çfarë do të bëj unë personalisht.

Paralajmëruat komision të përbërë prej ekspertëve për emrin, i cili do të dëshmojë se është shkelur e drejta ndërkombëtare. Para kujt do të dëshmojmë?

Kur flas për komision, nuk mendoj se nesër do të formojmë një trup dhe tani të nisemi para gjykatave e tjerë. Kemi përvojë dhe ende besoj në të drejtën obligative ndërkombëtare, pasi kur nuk ka të drejtë obligative ndërkombëtare, nuk mund të ekzistojë as KB-ja. Vetëm t’i përkujtoj kritikët e mi dhe në Marrëveshjen e Prespës thuhet se të gjitha kontestet lidhur me marrëdhëniet mes palëve në instancën e fundit, do t’i zgjedh Gjykata e drejtësisë në Hagë, gjykata e njëjtë, aktgjykimin e së cilës dikush nga përfaqësuesit edhe të NATO-s, edhe të BE-së, edhe të Republikës së Greqisë, edhe të RM-së nuk e kanë njohur. Atëherë ne shkojmë prapa, Liga e popujve iku nga historia në një mënyrë të çuditshme. Minimum e drejtë obligueshëm duhet të ekzistojë – ajo është e drejtë e vetpërcaktimit, e barazisë mes palëve, të mosinvolvimit në punët e brendshme. Involvim në punët e brendshme qenka t’i referoheni Konventës kornizë për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, të cilën e ka nënshkruar Greqia, e nuk e kanë ratifikuar ose t’i referoheni Konventës për gjuhë minoritare rajonale, e ato janë instrumentet evropiane dhe kjo nuk ka lidhje me involvim në punët e brendshme. Por involvim në punët e brendshme është të duhet për një përmendore tek sheshi, i cili nuk di edhe a është përmendore, por vepër autoriale, e bërë në vitin 2014, të shkruani se ka pasur lidhje me trashëgiminë helene, e kjo është pronësi intelektuale e autores. Unë shpesh herë them se çka nëse është parodi e ushtarëve.

Nëse keni ndonjë vërejtje për shefin e deritanishëm të shtetit gjatë kohës së tij si president?

Rallë flas për kolegë, çdoherë refuzoj të përgjigjem, them se kjo është çështje për këshillin e arsimtarëve. Unë i bëra vërejtje për Ligjin për arsim të lartë, kam vërejtje edhe për Ligjin për parlamentin, mund të ketë ligj, por në Kushtetutë nuk shkruan. Kur flas për vlerësim të çdo njeriu, ja të themi që pas politikanëve të tanishëm qëndrojnë qindra mijë vota, pas mandatit presidencial të Ivanovit qëndrojnë 530 mijë vota. Dhe kur më pyetni për kohabitacion, në atë mendova. Ju duhet ta respektoni bashkëbiseduesin për shkak të zgjedhjes, por unë shumë punë do t’i bëjë në mënyrë të ndryshme. Ka shumë çështje të cilat mendoj se do t’i bëjë në mënyrën time.

Grua për presidente tingëllon tërheqëse, por gratë në pozita të larta te ne, për fat të keq, ende janë cak i komenteve seksiste. Në vend se të shihet çka kanë punuar, shihet çka ka veshur atë ditë. Si t’i tejkalojmë stereotipet?

Me dëshmi mos më thoni, më tregoni. Ajo është një nga betejat më të rënda. Unë jam inicatorja e vendosjes së kuotës në rregulloren zgjedhore dhe në fillim Ixhet Memeti ishte i befasuar, por unë i thash jo vetëm që do të bëni diçka shumë të mirë, por do të bëheni shumë të njohur edhe mes grave dhe burrave, si burrë i vërtetë, dhe se ajo është ai perceptim. Tani kemi 38 për qind gra në Parlament, që është rezultat i shkëlqyer. Pse është mirë të ketë gra? Ndryshe i shohim punët, për shkak të jetës dhe kur të keni dy vizione, dy perceptime, rezultati në pasqyrë është më i mirë. Më tutje imagjinoni vetëm gjashtë kryetare të komunave, katër ministre, jam e shokuar, sepse në Prezidiumin e KAÇKM-së ka pasur katër, ne do të thotë jemi në atë kohë. Më shokon edhe fakti se vetëm 18 për qind e grave në Maqedoni posedojnë pronë. Dhe ae dini se gratë sipas të gjitha hulumtimeve në Maqedoni tre herë punojnë më shumë se burrat, dhe dëshmi më të madhe nuk ka se për reformë të vërtetë duhet edhe sulm gjinor, një ndryshim gjinor radikal. Në lidhje me veshëmbathjen, ajo është perceptim i burrave, të rregullohemi, tani trillojnë burrat janë plakur më bukur, janë bërë më interesant atëherë, ndërsa ne është dashur të shihemi nëpër prizëm të kukullës. Unë jam më liberale nga partia që më përkrahë, më vjen mirë që e kuptojnë atë, them vetëm dikush nga jashtë mund t’u detyrojë të hapni derë drejt demokratizimit, reformave, shikoni se si papa Françesko ndryshon shumë punë, ndërsa jo tani ne partitë.

Në njërën nga propagandat politike luani pikërisht në kartën e gruas për presidente, ndërsa aktorët thonë grua do të jetë nuk do të na gënjejë, të paktën gratë nuk gënjejnë?

Politika e Maqedonisë deri tani ishte në një masë të konsiderueshme mashkullore, maço-politika, sa gra kemi pasur në funksione të rëndësishme. Pothuajse këto 30 vjet që jemi zhgënjyer dhe ishim dëshmitarë të premtimeve të rrejshme. Të provojmë me grua. Ne nuk gënjejmë, por mund të mashtrojmë nëse jemi shtatzëna, gjithsesi këtu me qëllim idealizoj.

Pse Ju, dhe jo Pendarovski ose Reka për president?

Pse unë – sepse ne gratë nuk gënjejmë, sepse tani unë jam mesi i artë në shoqëri dhe sepse është sfidë, ejani dhe më lejoni të shohim nëse gratë gënjejnë, nëse me të vërtetë nuk i zgjedhin problemet, që të mundemi në krahasim të nxjerrim një perceptim gjinor.