Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe shefi i shtabit për zgjedhjet Presidenciale, Kastriot Rexhepi, sot kanë qenë prezent në hapjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Ohër, ku kandidati për kryetar të komunës së Ohrit, është Xhemal Mena nga BESA dhe është kandidati i vëtëm shqiptar në këtë komunë.

Në këtë takim të mbajtur sot u zgjodhë edhe shefi shtabit nga radhët e Lëvizjes BESA, cili është Ibrahim Alimi.

Ndryshe me zgjedhjet presidenciale të 21 prill do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në tri komuna të Maqedonisë së Veriut edhe atë në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë.