Sonte tubimin e radhës, kreu i Besës Bilall Kasami, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kandidati i pavarur për President, Blerim Reka, e mbajtën tubimin qendror në qytetin e Kumanovës. Në këtë tubim i pranishëm ishte edhe lideri i VETVENDOSJES! Albin Kurti. Nga ky tubim madhështor, të tre liderët dhanë mesazhin për të votuar, Blerim Rekën, sepse është kandidatura më e duhur, transmeton gostivari24.info

Kasami theksoi se kandidatura e profesor Rekës është më serioze dhe se ja vlen që të votohet për president të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.

“Blerimi është më i mirë nga dy kandidat tjerë. Prof Reka është më i duhuri dhe që i duhet Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonisë Europiane. Kumanova është mburoja e shqiptarisë”, theksoi Kasami.