Lëvizjes BESA, vazhdojn ti bashkangjiten figura të reja intelektuale, pas prof.dr Lulzime Lutfiu Kadriu nga Kërçova dhe z.Elmaz Maliqi nga Kumanova, nga burime brenda kësaj partie, mësojmë se do të ketë prurje të reja, ditëve në vijim.

Ndryshe nga partitë tjera, Lëvizja BESA është partia e vetme e cila ka arritur që të motivojë intelektualët shqiptarë për t’u kyçur në politikë, thonë burime brenda partiake për redaksin e TopAlNews. Poashtu ata shtojnë se ditëve në vijim do ketë edhe prurje të reja si profesor universitar, intelektual dhe figura të ngritura që do t’i bashkangjiten Lëvizjes BESA.

Mbetët të shohim, ditëve në vijim, se cila do të jetë prurja, e radhës në Lëvizjen BESA, ashtu siç thonë nga kjo parti.

Përndryshe, Lëvizja Besa është partia e vetme që po freskon rradhët e veta me figura akademike dhe profesionistë të lëmive të ndryshme.