Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit për masat organizative për vijimin e aksionit politik dhe protestën e 13 Prillit.

Basha mësohet të jetë shprehur kështu në këtë mbledhje: “Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për ta patur pjesëmarrjen edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare”.

Sipas Bashës, opozita është shumicë që pas djegies së mandateve.

“Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi “de facto” shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, deklaroi Basha./Top Channel/