Dhimbjet e kokës, të vjellat dhe lodhja të shkaktuar ditën e nesërme pasi keni pirë shumë alkool zakonisht kalojnë brenda asaj dite.

Por truri juaj ende mund të ndjejë efektet e dehjes për gjashtë javë pas, ka gjetur një studim.

Shkencëtarët përdorën skanimet e trurit të alkoolistëve për të gjetur materien e bardhë – pjesë e trurit që përmban nerva

Ato treguan se materia e bardhë vazhdon të ndryshojë pas më shumë se një muaji të qenit esëll.

Studiuesit në Institutin Spanjoll të Neuroshkencave dhe Institutin Qendror të Shëndetit Mendor në Gjermani analizuan skanimet e trurit të 90 burrave të alkoolizuar.

Pacientët kishin përfunduar në spital për shkak të problemeve të tyre të pijes dhe skanimet u krahasuan me 36 burra që nuk kishin varësi nga alkooli.

Ndërsa dihej se pirja e alkoolit ndryshon se si nervat komunikojnë në tru, ekspertët kuptuan se ndryshimet vazhdojnë edhe kur pirja ndalon.