Dita ndërkombëtare e Romëve, 8 Prilli sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënohet me ngjarje të titulluar “Sfidat dhe perspektivat e romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Romaverzitas”.

Siç është paralajmëruar, kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i angazhuar për çështje evropiane me Bujar Osmani do të ketë fjalime hyrëse.

Është parashikuar edhe fjalim i Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Nadir Rexhep, drejtori ekzekutiv i Fondit arsimor rom (REF).

Dita ndërkombëtare e Romëve 8 Prilli, është shpallur zyrtarisht në vitin 1990 në Kongresin botëror të Unionit ndërkombëtar për romë në Poloni. Në kongresin përfaqësues të romëve nga 14 shtete morën vendime për flamur, himn, për shpallje të gjuhës rome dhe për vendosje të termit rom. Në Kongresin e parë të romëve në Londër në vitin 1971, gjuha rome është deklaruar gjuhë zyrtare e të gjithë romëve në botë.