Stevo Pendarovski si kandidat i përbashkët qeveritar për president, në fletëvotim do të garoj me logon të LSDM-së. Gordana Siljanovska do të garojë me logon e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Blerim Reka do të garoj me logon e tij, ku të bashkangjitura do të jenë edhe logot e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa, të dy partitë që e përkrahin, përcjell TopAlNews.

Më shumë dilema ka hapur kandidatura e Stevo Pendarovskit, e cila nga partitë shqiptare në qeveri konsiderohet si kandidat i përbashket, i BDI-së, Alternativës dhe PDSh-së. Llogoja partiake në fletvotim po demanton gjitha paritë që Pendarovskin e quajnë kandidat “konsesual”.

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor njoftoi se më 21 prill nuk do të votohet në 82 vendvotime ku ka më pak se 10 votues. Qytetarët që gravitojnë në këto zona do të thirren për të votuar në qendrën më të afërt të votimit nga vendbanimi i tyre. Tenderin prej 27.9 milion denarësh për botimin e fletëvotimeve e ka fituar një firmë nga Manastiri me emrin Kiro Dandarov.