Lëvizjes BESA, vazhdojn ti bashkangjiten figura të reja intelektuale, pas prof Lulzime Lutfiu Kadriu nga Kërçova dhe z.Elmaz Maliqi nga Kumanova, sot një tjetër kuadër intelektual iu bashkua Lëvizjes BESA. Bëhet fjalë për, Florim Ajdini, Doktor i shkencave filologjike.

Prof Florimi, ka kryer studimet për Gjuhë dhe letërsi frënge dhe angleze, në Universitetin e Shkupit, gjegjësisht të Prishtinës -Republika e Kosovës. Ai poashtu Magjistroi në Fakultetin e Histori – Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, Republika e Shqipërisë.

Studimet e Doktoratës në Fakultetin për Filologji-Historisë, në Universitetin e Tiranës, ku pas dy vite pune kërkimore-hulumtuese, për shkaqe teknike, u transferua në: Universitetin e Europës Jug-Lindore në Tetovë, në Fakultetin e Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit.
Pjesa përfunditare e doktoratës, e ka realizuar si Bursist i fondacionit të State Department – SHBA-ve-FULBRIGHT, në Rochester Institute of Technologies (RIT), Rochester, Upper State NEW YORK-SHBA

Prof Florimi, është një tjetër figurë intelektuale që i bashkangjitet Lëvizjes BESA.

Kujtojmë që nga burime brenda kësaj partie për redaksisë tonë, njoftuan se ditëve në vijim do të ketë prurje të reja.

Aktualisht prof Florim Ajdini është ligjërues në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin Filologjik, Departamentin për Gjuhë dhe Letërsi Angleze.