Sonte tubimin e radhës, kreu i Besës Bilall Kasami, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kandidati i pavarur për President, Blerim Reka, e mbajtën në Komunën e Tearcës ku nga aty bën apel që të votohet masovikisht Blerim Reka më 21 prill, njofton TopalNews.

Kasami theksoi se sot u dëshmua se sa “konsesual është Pendarovkski”, cili në listën e votimit do të garoj me siglën e LSDM-së, duke i demantuar hapur partitë shqiptare të pushtetit.

Kreu i Besës Kasami, u bëri thirrje gjithë votuesve shqiptar edhe të partive tjera ta votojnë prof.Blerim Reka.

“Ditëve të fundit kam patur shumë thirrje për takime dhe njerëz që po reshtohen me Lëvizjen BESA dhe opozitën shqiptare. Une edhe nga këtu u bëj thirrje gjithëve, tash e keni momentin të shkëputeni nga politika e gabuar e partive në pushtet. Lejini pushtetarët vet dhe hajde reshtojuni aty ku janë shqiptarët. Le të jetë vota për profesor Blerim Rekën një mundësi për të bërë ndryshimin edhe brenda partive shqiptare në qeveri”, përfundoi Kasami./TopalNews/