Një përpjekje për të afruar palët politike në Tiranë pritet ta bëjë vizita e Zëvendëssndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili mbërrin sot në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik.

Takimin e parë zyrtari amerikan do ta ketë takim me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa të martën ai pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.