Që nga vitit 2018-të, transporti publik në Shkup funksionon me 105 linja. Për 105 linja, Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP Shkup)në qarkullim në ditë mesatarisht lëshon 275 vetura. Transport publik në Shkup shërbejnë edhe ndërmarrjet private “Slloboda Prevoz Dooel Skopje” dhe “Makekspres Prevoz eksport-import Doo Skopje”, të cilat bashkërisht kanë 209 vetura, transmeton Portalb.mk.

Siç sqaruan nga sektori i transportit publik të Qytetit të Shkupit, ndërmarrjet private të drejtën për kryerje të transportit publik në Shkup e kanë marrë që nga vitit 2015-të, me “Marrëveshjen për veprimtari të përbashkët – paraqitje grupore në thirrjen publike numër 15-1/2015 për dhënie të pakos së linjave dhe për dhënie të lejes për kryerjen e transportit të udhëtarëve në qytetin e Shkupit”.

“Në sistemin e transportit të udhëtarëve në qytetin e Shkupit janë të përfshirë edhe transportues të tjerë, të cilët kanë licencë për kryerjen e transportit të udhëtarëve dhe leje për kryerjen e transportit në linja të caktuara. Si bartës të grupit, të autorizuar janë: Shoqata për transport të mallrave dhe shërbimeve “Slloboda Prevoz Dooel Skopje”, ku sipas marrëveshjes së caktuar marrin pjesë 95 persona juridik dhe Shoqata për transport tët mallrave, udhëtarëve, shpedicion dhe tregti me shumicë dhe pakicë “Makekspres Prevoz eksport-import Doo Skopje”, ku sipas marrëveshjes së caktuar merr pjesë me 62 persona juridik”, thanë nga sektori i transportit publik të Qytetit të Shkupit.

Ndërmarrja “Slloboda Prevoz Dooel Skopje” në transportin publik qarkullon me 127 vetura, ndërkaq ndërmarrja “Makekspres Prevoz eksport-import Doo Skopje” qarkullon me 79 vetura.