Kryeministri Zoran Zaev thotë se Maqedonisë së Veriut nuk i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij, pasojat janë të mëdha. Ai për TV TERA tha se në këtë mënyrë humb shteti, e kur humb shteti humbin qytetarët dhe kështu, siç tha qytetarët ikin jashtë. Megjithatë Zaev tha se nëse humb Pendarovski në zgjedhjet e 21 prillit atëherë shteti do të shkon në zgjedhje të parakohsgme parlamentare, në të cilat siç tha do ta shkelin VMRO-DPMNE-në.

Nëse i japim Mickoskit zgjedhje të parakohshme, do ta fitojmë, do ta shkelim, për momentin kështu qëndrojnë punët. Dhe pas asaj pas një viti, përsëri do të kërkon zgjedhje? Po lejoni që të punojë ky shtet. // Kërkoi nga unë t’i tregoj se a do të shkojmë në zgjedhje nëse humb Stevo Penadovski, edhe njëherë e konfirmojë që nëse humb Stevo Pendarovski do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, Zoran Zaev kryeministër.

Reagoi lideri i VMRO DPMNE-së. Hristijan Mickoski tha se po i japim mundësi Zaevit që vetëm njëherë ta mbaj fjalën dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Do t’i japim mundësi kryetarit të qeverisë, zotëri Zaevit, që njëherë në jetën e tij ta mbaj fjalën dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dje ishim dëshmitarë të një shfaqje nervoze-stand up të Zaevit, sepse edhe ai e di që situata nuk është ajo e njëjta që ishte para 2-3 ditëve, kur arrinte në mënyre komike me gënjeshtrat e tij të flet me qytetarët në RM”, deklaroi Hristijan Mickoski – Lider i VMRO DPMNE-së.

Ndryshe zgjedhje të parakohshme parlamentare kanë kërkuar edhe dy partitë shqiptare në opozitë, Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja BESA.