Nënkryetari dhe deputeti i LSDM, Muhamed Zekiri ka qëndruar në Kërçovë për aktivitete zgjedhore, për kandidatin presidencial Stevo Pendarovski.
“Sot bashke me ministrin e transportit Goran Sugareski dhe drejtoreshen e DAP Sanja Llukaresvka qëndruam në Kërçovë. Takuam dhe biseduam me shumë qytetarë dhe përkrahja e tyre për kandidatin tonë presidencial Stevo Pendarovski nuk do të mungoj më 21 prill.”, ka nënvizuar Zekiri gjatë aktivitetit të djeshëm në Kërçovë. (INA)