Mejdi Xheladini afaristi nga fshati Nerasht i Tetovës që jeton dhe vepron ne Zvicër , aktivist i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe veprimtar i UCK ne Luftën e Kosovës dhe asaj të Maqedonisë në 2001, në nje fjalë rasti në tubimin e Kandidati të Blerim Rekës në Tearcë akuzoi kreun e BDI-së, Ali Ahmetin për tradhëti.
“Jam i zhgënjyer thellë nga Ali Ahmeti i cili është rreshtuar ndaj një kandidature maqeonase dhe jo ndaj një kandidati shqiptar. Publikisht i kërkoj ndjesë shoqërisë shqiptare se e kam patur shok Ali Ahmetin, të cilit i them se nuk je më shoku im. Ai thotë se kjo është një tradhëti. Unë do i bëj një pyetje publike Ahmetit, përse unë si shqiptar duhet ta votojë një maqedonas? Unë nuk jam kundër maqedonasve, megjithate unë po i bëj pyetje Ali Ahmetit dhe dua përgjigje nga ai nga Abazi i dikurshëm Pse duhet unë mos e votoj dr. Blerim Rekën përse? Pse është shqiptar?? Unë këtë përgjigje ja kërkoj mikut tim të dikurshëm Ali Ahmetit”, theksoi Xheladini.
Ai me tej tha se i vjen keq që në vitin 2019 ta thotë fjalën tradhtar, por kërkon përgjigje nga Ahmeti të thotë se si është tradhëtia. “Ta ndajsh popullin tënd ne dy pjesë njera pjesë të votojë Presidentin shqiptar dhe pjesa tjetër ta votojë presidentin “konsensual” i cili nuk është kandidat konsensual por është I LSDM.”, theksoi Xheladini.