Në zyrat e Lëvizjes BESA, Kryetari Bilall Kasami, priti në takim “Doktorin e Shkencave Filologjike”, njëherit edhe profesorin universitar, Florim Ajdini duke i uruar mirëseardhje në familjen e madhe të Lëvizjes BESA, thekson komunikata e kësaj partie, transmeton TopAlNews.

Florim AJDINI Dr. i Shkencave Filologjike Dr.sc. Phil. ( Doktor i shkencave filologjike ) Florim V. AJDINI, u lind në f. Rakovec-Komuna e Tetovës Aktualisht Prof. Dr. Florim Ajdini, është i angazhuar në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës, në programin studimor për Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Ai ligjëroi dhe hulumtoi në suaza të qëndrimeve studiuese, në më shumë Universitete dhe Institute të Europës, SHBA-ve dhe Kinës, ndërsa një ndër më të suksesshmet është Qëndrimi hulumtues në SHBA- për përfundim të hulumtimit të tezës së doktoraturës në RIT-New York, ne Rochester Institute of Technologies – Rochester-New York, të SHBA-ve, në cilësi të bursisit të Fondacionit prestigjioz të State Department të SHBA-ve, FULBRIGHT. Aktivitetet e tija akademike përfshijnë ligjërim dhe hulumtim në fushat; Linguistikë teksti, Psikolinguistikë, Politikë gjuhësore ( implementimin e modeleve të Belgjikës, Kanadasë, Zvicrës, Kosovës dhe Finlandës, modele këto që duhe të aplikohen edhe në politikën gjuhësore në teren, nëpër institucionet e R. e Maqedonisë së veriut.

Interesim të theksuar ka edhe në qasje psiko-filozofike që kanë të bëjnë me fenomene që sjellin ndryshimet e globalizimit në përgjithësi, dhe në një mënyrë ose tjetrën prekin identitetin tonë kombëtar, në forma nga më të ndryshme. Ai gjithashtu është Ekspert periodik pranë EACEA-s, Agjensionit për shkencë, arsim dhe hulumtim, me seli në Komisionin Europian në Bruskel, ku ka përkrahur dhe vlerësuar më shumë projekte universitare të vendeve tona, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, të përfshira në skemat; Tempus IV, Erasmus Mundus, tani Erasmus +, Euratom, Horiznos 2020, të gjitha të sponsoruara nga Agjencioni Europian për shkencë dhe kulturë EACEA, të Komisionit Europian-Bruksel.

Krijimtaria e përgjitshme e tij akademike përfshin; konferenca, simpoziume, seminare dhe qëndrime studiuse në vendet e sipërpërmendura, të cilat rezultuan me punime të botuara në priodikale dhe revista shkencore ne vend dhe më gjërë. Krijimtaria e tij gjendet e Google scholars dhe linqe te ndryshme të internetit, të institucioneve, ku këto aktivitete u realizuan.

Me status të qëndrimeve studiuese, të sponsoruara nga programet ndërkombëtare të Komisionit Europian, ligjëroi dhe hulumtoi në më shumë universitete dhe institute në vende të ndryshme si: Glagow City College- Skotlandë, Universiteti i Edirnes-Turqi, BFSU- Universiteti i Peking-ut, R popullore e Kinës, etj. Profesori inordinar, Florim V. AJDINI, është edhe njohës i mirë i më shumë gjuhëve.

“Figura të ndryshme intelektualësh vetëm se e forcojnë Lëvizjen BESA dhe rrugëtimin e saj drejt sfidave të reja dhe të guximshme”, thekson Lëvizja BESA./TopAlNews/