Në tubimin e mbrëmshëm në Tearcë, kreu i Besës Bilall Kasami, ka ngritur disa çështje të rëndësishme, të ashtuquajturit ‘kandidatit konsesual’ dhe për votimin e kandidatëve maqedonas nga ana e elektoratit shqiptarë, njofton TopAlNews.

Kasami ka theksua se kandidatura e Stevo Pendarovskit është kandidatur partiake e LSDM-së e jo e gjithë partive tjera shqiptare që janë në qeveri. Gjithashtu ai ka theksuar se shqiptarët kanë votuar kandidatët maqedonas, për të treguar qytetari dhe për ruajtur bashkjetesën me komunitetin maqedon, sa janë të gatshëm maqedonasit të votojnë për një shqiptar.

“Shqiptarët për hir të qytetarisë dhe vetëdijes së lartë kanë votuar shpesh për kandidat maqedonas, për të ruajtuar bashkjetesën me maqedonasit. Shqiptarët kanë qenë çdoherë të gatshëm dhe kanë votuar, por sa janë të gatshëm maqedonasit të votojnë për kandidat shqiptar, të kujdesen edhe ata për bashkjetesën, e jo çdoherë shqiptarët të votojnë për të tjerët, ndërsa për shqiptarin të mos votojnë të tjerët”, u shpreh Bilall Kasami nga Tearca.

Ai gjithashtu iu bëri thirrje edhe votuesve të partive tjera që të përkrahin kandidaturën e prof.Blerim Rekës, sepse është më e duhura dhe është figurë që do bashkoi gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut./TopAlNews/