Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikoi video manual për edukimin e anëtarëve të saj në komisionet komunale zgjedhore dhe të këshillave zgjedhore për zbatimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në videon dhe në manualin e parashtruar ka orientime dhe informacione për komisionet edhe organet zgjedhore të cilat do t’i zbatojnë proceset e votimit. Qëllimi i manualit, siç citon kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski , është që të ndihmojë në plotësimin e ligjshëm, cilësor, profesional dhe në kohë të të gjitha aktiviteteve që dalin nga kompetencat e organeve zgjedhore të parashikuara me rregullativën zgjedhore.