Kylian Mbappe nuk ka kursyer elozhet për Zinedine Zidane duke shtuar akoma edhe më shumë zërat për një transfertë të mundshme drejt Real Madridit.

Futbollisti i PSG-së ka folur për “France Football” ku ka rrëfyer eksperiencën pas takimit me Pelen. “I vetmi njeri që më impresionon aq shumë sa Pele është Zizu”, tha fillimisht ai.

Më pas Mbappe foli për Pelen, duke shprehur lumturinë që kishte ndarë kohën me një ndër futbollistët më të mirë në histori.

“Isha para një monumenti, ndihesha shumë i vogël, sikur të ishte një mal, pa një plan për t’u ngjitur në majë. Edhe kur nuk ke çfarë të thuash, shfrytëzo momentin për ta parë atë”, përfundoi ai