Niveli i ujit i të gjithë lumenjve është më i ulët se mesatarja e ujit në prill, por ka shënuar rritje në krahasim me dje, tregojnë të dhënat e fundit të matjes së Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike DPHM.

Niveli i Ohrit dhe niveli i Liqenit të Prespës është më i ulët nga mesatarja disavjeçare për këtë muaj, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është për pothuajse tre metra më i lartë nga ai mesatari. Megjithatë, tek niveli i ujit te tre liqenet natyrore nuk ka ndryshime në krahasim me dje./Mia