Përmes rrjetit social facebook, Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha hedh dyshime se PPS shkon “kurban”. Ai mes tjerash shkruan: është e qartë arsyja pse pa asnjë kusht partitë shqiptare në qeveri përkrahin kandidatin që e shesin si “konsensual”/TopAlNews/

Shkrimi i plotë;

Nësë janë të vërteta informacionet se ka një marrëveshje mes LSDM dhe VMRO-DPMNE për të ardhmen e Prokurorisë Publike Speciale (PPS), atëherë është e qartë arsyja pse pa asnjë kusht partitë shqiptare në qeveri përkrahin kandidatin që e shesin si “konsensual” ndërsa nga ana tjetër partia opozitare maqedonase mesiguri pas kësaj nuk do bojkotojë zgjedhjet me çrast garantohet cenzusi prej 40%.
Me fjalë tjera dëshmohet fjala e urtë popullore : edhe ujku i ngopur edhe dhentë në numër.
Po DREJTËSIA!? E sa për drejtësinë ajo moti u vra nga ata që e kërkonin…

P.S. Welcome to North Macedonia. Emër i ri, avazi i vjetër! përfundon Hoxha përcjell TopAlNews.