Në seancën e sotme të Qeverisë është vendosur që stadiumi i qytetit të Shkupit të emërohet “Toshe Proevski”, ka njoftuar në profilin e tij në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai shtoi se riemërtimi i arenës është në nder të personit që ka lënë një shenjë të qëndrueshme në historinë bashkëkohore maqedonase dhe rajonale.