Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk shkon në histori dhe nuk është e saktë se në bisedime me opozitën është konstatuar se nuk funksionon. Përkundrazi, PSP do të funksionoj, kështu u shpreh sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski i cili gjithashtu potencoi se bisedimet me opozitën nuk zhvillohen me dyer të mbyllura dhe se gjithmonë ka pasur deklarata nga ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

“Ligjin nuk e shkruajmë për ne, por për qytetarët. Qëllimi është që të kemi 2/3 e votove dhe ky ligj të jetë ai i cili do të përshpejtoj rrugën tone drejtë Bashkimit Evropian”, tha Boshnjakovski, sipas të cilit bëhet fjalë për një nga ligjet reformuese dhe që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin që të gjendet një zgjidhje me opozitën dhe ky Ligj të miratohet bashkërisht.