Sot në orën 21:00 në “Old Trafford” do të zhvillohet një “finale” e vërtetë pasi Manchester United do të presë Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions Leagues.

Manchester United bëri një rikthim të paharrueshëm kundër Paris Saint-Germain për tu kualifikuar në mesin e 8 skuadrave më të mira të Europës, ndërsa Barcelona fitoi me lehtësi ndaj Lyonit. Ky do të jetë takimi i 12-të mes këtyre dy ekipeve, ku spanjollët kanë 4 fitore, britanikët 3, ndërsa 5 sfida janë ndarë në barazim.

Ja formacionet e mundshme:

Man Utd: De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; McTominay, Matic, Pogba; Lingard, Lukaku dhe Rashford.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Suarez dhe Coutinho.