Një burrë që është emëruar një nga gjuetarët më të pangopur në botë, ka thënë se mijëra vrasje i dhanë atij një ‘emocion të madh’.

Ron Thomson nga Zimbabve, besohet të ketë vrarë pesë mijë elefantë dhe 60 luanë gjatë viteve të tij të gjuetisë.

Në faqen e tij, ai mburret edhe për vrasjen e 800 bualleve e 40 leopardëve.

Ai gjithashtu mburret se si ai ka kaluar 25 mijë orë në ndjekje të elefantëve afrikanë.

Thomson filloi të gjuante si një adoleshent duke e shndërruar në hobi.

Prej vitit 1959, ai punoi si një roje parku dhe u thirr rregullisht për të vrarë kafshët, raporton Sun, transmeton Klan Kosova.

Thomson pranon haptas se gjatë vrasjeve, ai nuk kishte ‘ndjenja’ dhe ishte ‘plotësisht i papenduar’.

Ai tha për The Independent: “Unë nuk kam asnjë ndjenjë, jam krejtësisht i papenduar. Kjo është një emocion për mua, të jem i sinqertë”.