Mbrëm është mbajtur tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, në Komunën e Bogovinës, njofton TopAlNews.

Lideri i Besës, Bilall Kasami, ka folur edhe për takimin ‘sekret’ në mes dy liderëve maqedonas, që sipas tij, ata kanë biseduar që bombat mos të merren si dëshmi dhe se kjo shpëton VMRO-në dhe BDI-në.

“E dëgjuam këto ditë që kryeministri dhe kreu i VMRO-së ishin gati që të merren vesht që bombat mos të shfrytëzohen si dëshmi në rastet e mëtutjeshme dhe kë shpëton kjo? Po aq sa kriminelët e VMRO-së aq e shpëton edhe Aliun me bandën e tij dhe këtu arrijnë konsesualitet jo vetëm me LSDM-në po edhe me VMRO-në”, u shprehë Kasami.