Sonte do të luhen dy sfidat e dyta të çerekfinaleve të para.

Ajax pret në shtëpi Juventusin. Ekipi hollandez kërkon të surprizojë edhe Juventusin pasi eleminoi Real Madrid-in. Nga ana tjetër Juventus kërkon rezultat pozitiv në mënyrë që të mos rrezikojë siç rrezikoi me Atletikon.

Ndeshja tjetër ëshët ajo mes Manchester United dhe Barcelonës. Manchester që ka ndryshuar fytyrë që me ardhjen e Solskjaer kërkon të mund Barcelonën e cila po kalon një moment shumë të mirë. Barcelona duke u mbështetur tek gjeniu Messi kërkon të mbyllë hesapet që me ndeshjen e parë.

Ndeshjet do luhen në orën 21:00.