Real Madrid është i bindur se Eden Hazard do të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Skuadra spanjolle do t’i paguajë Chelseas plot 100 milionë sterlina për transferimin e belgut gjatë merkatos së verës, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Madje së fundmi është tabloidi britanik “The SUN” e cila raporton se Reali i Madridit me në krye Florentino Perezin kanë gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojë Eden Hazard.

Belgu do të qëndrojë në Pozuelo të Spanjës, në një shtëpi luksoze, ndërsa edhe familja e tij do të zhvendoset gjatë muajit qershor.

Kujtojmë që Hazard ka kërkuar largimin nga Chelsea me të cilën ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2020.